KRYEFAQJA » LAJME » Të hënë seanca për grabitësit – vrasës në minimarketin e Kamzës
Seanca për grabitësit e minimarketit të Kamzës, të Hënën

Të hënë seanca për grabitësit – vrasës në minimarketin e Kamzës

Do të zhvillohet seanca nesër për masën e dënimit për dy autorët e grabitjes në minimarketin e Kamzës që la për vdekje pronarin e minimarketit Agim Buçi dhe të plagosur bashkëshorten e tij. Prokuroria kërkon arrest me burg . Seanca do të zhvillohet në Gjykatën Penale në Tiranë. Prokuroria ka dëshminë e dy autorëve që e pranuan veprën penale, gjithashtu makinën dhe rrobat që autorët kishin veshur në momentin që kryen grabitjen. Policia ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme në lumin e Tiranës kërkimin për armën e krimit, të cilët autorët thanë që e kishin hedhur në lumë. Darkën e 25 prillit, 2 persona të armatosur hynë në minimarketin e viktimës Agim Buçi, në rrugën “OSBE” në Kamëz, ku mbeti i vdekur pronari i marketit dhe mbeti e plagosur gruaja e tij. E gjithë skena e grabitjes u pa nga djali i tyre 6 vjeçar.

Sicred