KRYEFAQJA » LAJME » Të dielën “Maratona e Tiranës”, edicioni i dytë

Të dielën “Maratona e Tiranës”, edicioni i dytë

“Gjysëm Maratona e Tiranës” rikthehet në datën 15 Tetor 2017 me edicionin e saj të dytë. kjo Maratonë e cila tashmë ka nisur tashmë rrugën e krijimit të një tradite sportive në qytetin tonë, edhe sivjet do të zhvillohet në 3 kategori: 21 km, 10km dhe “we too” për personat me aftësi të kufizuar. Marrin pjesë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të huaj mbi moshën 18 vjeç. Pas suksesit të arritur vitin e kaluar Gjysmë Maratona e Tiranës është çertifikuar tashmë dhe është bërë pjesë e kalendarit të maratonave botërore. Në këtë garë do të marrin pjesë 2500 garues nga 40 shtete te botes. Bashkia e tiranës në bashkëpunim me policinë bashkiake dhe atë të shtetit kanë marrë masa për organizimin e lëvizjes së automjeteve në kryeqytet. Maratona nis në orën 9.30. Itinerari i ri i Maratonës së Tiranës do të përshkruajë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm sfidë por edhe argëtim. Sipas kategorive që do të garojnë në të, maratona do t’i japë mundësi gjithkujt që të sfidojë vetveten dhe të përcjellë tek të tjerët mesazhin për një jetë të shëndetshme përmes sportit.

Sicred