KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Të bësh art në kushte varfërie

Të bësh art në kushte varfërie

Teksa parqet tona vuajnë nga mungesa e skulpturës së parkut, një tjetër sfidë luhet në atelierin e Qeramikës dhe skulpturës në Universitetin e Arteve në Tiranë. Studentët e vitit të parë master kanë ekspozuar sot para profesorëve dhe publikut krijimet e tyre pikërisht në parqet e Universitetit edhe pse prej vitesh nuk gjen zgjidhje financimi për bazën materiale. Në të shumtën e rasteve janë artistët që paguajnë për lëndën e parë dhe krijimet e veprave. “Ka shumë idera të cilat vijnë me një marzh më të madh sesa mundësitë që ka shkolla, megjithatë them prapë që mundësitë janë minimale. Unë dua të jem realist në ktë pjesë. Mundësitë janë minimale dhe puna është kaq shumë e madhe sa është kthyer në një lloj sakrifice për studentët dhe për pedagogët” tha Dekani i Fakultetit të Arteve Pamore Ardian Isufi. “ E vërteta është edhe nga pikëpamja teknike dhe teknologjike dhe nga pikëpamja materiale. Laboratori i Qeramikës është shumë i varfër. Prej vitesh nuk është investuar në të. Në daljet në publik punët kalojnë në një filtër” theksoi Pedagogu udhëheqës Sadik Spahija. Përpos pasionit në raport me materialin e Qeramikës studentët kanë eksperimentuar duke i konceptuar punët e tyre për ambjente të hapura. Një i tillë është instalacioni në qeramikë në formën e një fustani ku terrakotat prej qeramike plotësojnë veshjen e një gruaje. Ndërsa gjenerali në tapetin e kuq është një tjetër krijim që shkon për shtat atmosferës të inflacionit të gradave me pushtet dhe boshit brenda.

Sicred