KRYEFAQJA » LAJME » Taulant Balla, padi të tretë për deklaratat e Bashës rreth çështjes së Eurove në makinë

Taulant Balla, padi të tretë për deklaratat e Bashës rreth çështjes së Eurove në makinë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, njoftoi një padi të tretë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, për deklaratat e Bashës për çështjen e Eurove në makinën Toyota Jaris në Portin e Durrësit, edhe pas vendimit të Këshillit të Europës për negociatat. “Lulzim Bashën dhe Esadistët e tij do ti ndjekim gjithnjë e më shumë në rrugë gjyqësore”,- tha Balla, ku e ftoi kryedemokratin të sjellë prova para publikut, ose vetë ai, ose po ashtu edhe anëtarë të tjerë të PD-së që, “Janë bërë pjesë e këtyre shpifjeve, e si pasojë le të turpërohen në sallat e gjyqeve,”- thekson Balla në vazhdim. Ai shpreh bindjen se afera e Eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht pasi të kapen autorët në kërkim, me të cilët, sipas tij lidhja e PD-së është antike, ndërsa e Bashës me ta është së paku fotografike. Në reagimin e Partisë Demokratike përmes deputetit Balliu, theksohet se mos-arrestimi i të dyshuarve për 3.4 milion Eurot , tregon se Policia po mbron Ballën si garantues i transportit të parave në fjalë.

Sicred