KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tatimpaguesit Vip nuk deklarojnë në rregull rrogat e punonjësve

Tatimpaguesit Vip nuk deklarojnë në rregull rrogat e punonjësve

Në bazë të analizës së riskut do të jenë edhe kontrollet për tatimpaguesit e mëdhenj apo siç njihen ndryshe vip. Kështu u shpreh gjatë një takimi të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, drejtoresha e Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, Enkelejda Pipa. Bashkëpunimi duhet të jetë kyç në këto kontrolle theksoi Pipa duke vënë theksin edhe në deklarimet e pagave që sipas saj kanë probleme të shumta. “Nga 160 mijë, 46 600 janë me pagë deri në 30 000 lekë, e besoni ju ktë, e besoni ju ktë që në ktë ekonomi që tatimpaguesit më të mëdhenj të jenë gjysmat e tatimpaguesve që e kanë ktë nivel page. Unë e di shumë mirë dhe jam e bindur se as ju nuk e besoni, pra ai taksimi prej 23% na ikën. Kjo do të thotë se ju duhet të deklaroni pagat reale”. Ndërkohë që përfaqësues të bisnesit të madh shprehen edhe shqetësimet e tyre në këtë takim. “Na ndihmoni të formalizojmë dhe skema është kryesore”. A i penalizojnë këto firma që ju falet borxhi firmave që e paguajnë rregullisht?- pyet sipërmarrësi. Zonja Pipa thotë që “nuk e ka prekur, ka prekur vetëm atë borxh të akumuluar duke krijuar disa lehtësi në mënyrë që të mblidhet tatimi bazë. Kështu që më ktë unë dua të them qe të jenë sa më pak”. Drejtoresha e Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, Pipa theksoi gjithashtu se problem nga kontrollet mbetet edhe çmimi dhe u shpreh se do të nisë verifikimi i zinxhirit të transaksioneve, për të parë se si ndryshon çmimi i mallit gjatë të gjithë hallkave nga prodhuesi e deri tek shitësit me pakicë.

(Visited 40 times, 1 visits today)
Sicred