KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tatimet thirrje bizneseve : “Paguani taksat”
Kontrollet e tatimeve, me shkelje gjysma e bizneseve

Tatimet thirrje bizneseve : “Paguani taksat”

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u bëri thirrje të gjitha bizneseve që operojnë në fushën e turizmit, të mos shmangin detyrimet dhe të paguajnë taksat në mënyrë korrekte, në të kundërt do të përballen me masa ndëshkuese. Përmes një njoftimi zyrtar, administrata tatimore vëren se informaliteti në sektorin e turizmit është i lartë, ndaj paralajmëron se ndaj bizneseve që shkelin ligjin do të merren masa të ashpra, deri në bllokim të aktivitetit. Nga monitorimi, kjo administratë ka konstatuar parregullsi për moslëshim kuponi, punonjës të pasiguruar apo printera jofiskale. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, një pjesë e hoteleve restoranteve apo bizneseve të tjera të lidhura me turizmin, fshehin taksat duke punuar në informalitet. Muajin e kaluar administrata tatimore nisi luftën ndaj informalitetit në fushën e turizmit, i cili sipas tatimeve, gjatë periudhes së verës shkon deri në 50 përqind.

Sicred