KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tatimet ndjekje penale për 54 biznese
Bizneset e turizmit në "lupën" e tatimeve

Tatimet ndjekje penale për 54 biznese

Drejtoria e hetimit tatimor ka kallëzuar penalisht 54 biznese, të cilat i kanë shkaktuar shtetit një dëm financiar prej 4 miliardë lekësh në fushën e taksave. Sipas drejtorisë së përgjithshme të tatimeve, dëmi më i madh vjen nga vepra e mospagimit të taksave dhe tatimeve. Për këtë vepër penale, tatimet thonë se kanë referuar në prokuri katër raste. Vepra e dytë është ajo e fshehjes së të ardhurave, për të cilën drejtoria e hetimit ka zbuluar 13 raste. Nga ana tjetër, veç evazionit, një tjetër vepër penale e zbuluar është ajo e mashtrimit me tatimin mbi vlerën e shtuar. Sipas Tatimeve, për tre muajt e fundit janë zbuluar katër raste mashtrimi me tvsh-në. Tatimet njoftojnë se për të gjitha këto raste kanë bërë dokumentimin e plotë ligjor dhe në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për përfundimin sa më të shpejtë të hetimit që përfshin 72 persona.

Sicred