KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tatimet , ligji i faljes

Tatimet , ligji i faljes

Bizneset kanë edhe pesë ditë afat për të përfituar nga ligji për faljen dhe fshirjen e detyrimeve tatimore, me kusht që të paguajnë vetë principalin. Të dhënat e fundit nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve tregojnë se deri më tani janë falur 35 miliardë lekë detyrime tatimore, pjesa më e madhe me fshirje automatike të borxheve që bizneset kanë pasur para vitit 2010.
Nëndrejtori i përgjithshëm i tatimeve Artur Papajani i tha RTSH se numri i përfituesve pritet të rritet edhe në këto pak ditë të mbetura.
Në muajin mars qeveria shtyu zbatueshmërinë e ligjit të faljes së borxheve tatimore dhe doganore për biznesin dhe individët deri në fund të këtij viti. Ligji fal gjobat dhe interesat për borxhet e periudhës 2011-2014, por me kushtin që bizneset apo individët të shlyejnë të plotë detyrimin tatimor.

Sicred