KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tatimet kontroll në Gjirin e Lalzit

Tatimet kontroll në Gjirin e Lalzit

Administrata tatimore po vijon kontrollet e përqëndruara në bizneset e lidhura me turizmin. Në fokus të verifikimeve në terren, edhe këtë sezon janë kryesisht hotelet, baret dhe restorantet në çdo zonë turistike të vendit. Këtë të shtunë grupe të kontrollit u ndalën në zonën e Gjirit të Lalzit në Durrës, zona më e frekuentuar nga përfaqësues të politikës dhe biznesit. Por objekt verifikimi përgjatë këtij sezoni veror do të jenë mbi 20 mijë biznese.

Tatimet sqarojnë se qëllimi i këtyre vizitave është kontrolli dhe verifikimi i tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari në këtë sektor, në mënyrë që të sigurohet respektimi i një sërë detyrimeve, si : regjistrimi si biznes në QKB dhe në administratën tatimore; dokumentimi i mallrave gjendje apo atyre në transport; lëshimi i kuponit tatimor apo fatures tatimore për çdo transaksion që bizneset kryejnë me klientët; regjistrimi i të gjithë punonjësve, me kohë të plotë apo të pjesshme; si dhe kontrolli për afishimin e çmimeve të shitjes së mallrave apo shërbimeve të ofruara.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju bën thirrje të gjithë bizeseve që operojnë në fushën e turizmit të mos shmangin detyrimet dhe ti paguajnë taksat në mënyre korrekte, në të kundërt do të përballen me masa ndëshkuese.

Sicred