KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tatimet: Bizneset mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste

Tatimet: Bizneset mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste

Të gjithë tatimpaguesit mund të lidhin marrëveshje për të paguar me këste detyrimet e prapambetura pranë institucionit të tatimeve. Në një njoftim Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se cilat janë kushtet, detyrimet për të cilat lidhet marrëveshja me këste dhe afati i zgjatjes së kësaj marrëveshje. Sipas këtij njoftimi tatimpaguesi duke justifikuar paaftësinë likujduese të përkohshme financiare, mund të paguajë me këste një detyrim tatimor të papaguar. Marrëveshja me këste nuk mund të zgjatet përtej fundit të vitit që pason vitin në të cilin është lidhur ajo. Në rastet e marrëveshjeve për pagesë me këste, tatimpaguesi paguan kamatëvonesat, por nuk llogaritet gjobë për pagesë të vonuar. Për të bërë këtë marrëveshje së pari duhet drejtuar një kërkesë me shkrim drejtorisë rajonale tatimore nën juridiksionin e të cilës është regjistruar bisnesi dhe kjo e fundit brenda 10 ditëve duhet të lajmeroje nëse kërkesa pranohet ose refuzohet. Në rastin kur kërkesa pranohet nënshkruhet marrëveshja për pagesë me këste të detyrimeve tatimore të papaguara. Kjo marrëveshje nënshkruhet vetëm nëse tatimpaguesi paguan menjëherë 20% të vlerës së detyrimit. Nënshkrimi i një marrëveshje për pagesën me këste të një detyrimi tatimor, nuk ndërpret llogaritjen e kamatvonesave për mospagim në afat të detyrimit tatimor të mbetur pa paguar.

Sicred