KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Taso”, një ekspozitë e piktorit për piktorin
gazmend leka, Taso, një ekspozitë e piktorit për piktorin

“Taso”, një ekspozitë e piktorit për piktorin

Një foto e mbytur në dritën dhe ngjyrat e magjishme të liqerit të Ohrit dhe hijet e mistershme mbi portretin e piktorit “Taso” ka frymëzuar piktorin tjetër të njohur shqiptar Gazmend Leka të realizojnë një ekspozitë të plotë mbi të. Një rrugëtim që shumëfishohet, ndahet dhe copëzohet mbi një çast emblematik. Pikturimi dhe telajo, Taso në natyrë dhe Gazi në errësirën e studios së tij në Tiranë. Një miqësi e rrallë mes dy piktorësh që të kujton miqësinë në largësi mes piktorëve të mëdhenj Gaugain dhe Van Gog, që përkthehet si asnjëherë më parë me një dedikim të plotë në këtë ekspozitë të çelur në Galerinë FAB. Pas joshjes së parë, Leka do të ndiqte instinktin e tij, duke e kthyer foton në subjekt të përzgjedhur për një ekspozitë. Gjeti si hero të tij Taso, një hero tjetër, një simbol që për të mishëronte piktorin “par excellence”. Me forcën e shenjës plot gravitet, imazhi i Tasos, hapet e mbyllet si një kuadër filmik, copëzohet, ribashkohet për shtresëzim, gjithnjë me këmishën e kuqe, kapelën mbi sy. Ekspozita “Taso” duket sikur bie ndesh me ekspozitën e tij të fundit, “Natura morta”, ku imazhi i minutës së fundit të personaliteteve botërore, qëndron ende pezull në Galerinë F.A.B. si pikëpyetje mbi momentin e kalimit.

Sicred