KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Tarrelli-“Njeriu që mposhti errësirën me tingujt e fizarmonikës”

Tarrelli-“Njeriu që mposhti errësirën me tingujt e fizarmonikës”

“Njeriu që mposhti errësirën me tingujt e fizarmonikës” është nga dokumentarët më të fundit kushtuar një prej figurave të njohura të muzikës popullore shqiptare, muzikantit të verbër, Hakifejzi Tarelli. Ai sjell dashurinë, pasionin dhe përkushtimin e një prej artistëve të muzikës devollite. Tarelli një muzikant autodidakt, ndonëse i verbër ka lënë gjurmë të pashlyera në festivalet folklorike e aktivitete të tjera, në Devoll e më gjerë. Për kontributin që ai dha në lëmin e muzikës, është vlerësuar me urdhërin “Naim Frashëri” pas vdekjes, nga Presidenti i Republikës. Dokumentari është një krijim i gazetarëve të apasionuar Fuat Memelli dhe Kosta Naka. Fuat Memelli një gazetar i njohur i RTSH, aktualisht në pension, është kujdesur edhe për kameran dhe regjinë. Dokumentari u shfaq dy herë në Devoll, në fshatin Braçanj që është vendlindja e muzikantit Hakifejzi Tarrelli si dhe në qytetin e Bilishtit. Pjesësmarësit që e morën fjalën në promovim, vlerësuan punën e realizuesve, të cilët me pasion e përkushtim, brenda një kohe të shkurtër sollën të gjallë Hakifejziun, muzikantin me të shquar të Devollit.

Sicred