KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » TAP vlerësohet me “Çmimin e Filantropisë” për “Kontributin Social në Nivel Kombëtar”
TAP Vlerësohet me Çmimin e Filantropisë për Kontributin në Nivel Kombëtar

TAP vlerësohet me “Çmimin e Filantropisë” për “Kontributin Social në Nivel Kombëtar”

Më 22 shkurt 2019, Partnerët Shqipëri i kanë dorëzuar Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) Çmimin e Filantropisë për Kontributin Social në Nivel Kombëtar. Ky çmim iu dha TAP për investimet në ndërtimin e kopshtit të fshatit Pashalli dhe shkollës së Konizbaltës në bashkinë e Urës Vajgurore, si edhe të muzeut “Gjon Mili” në Korçë.
Në ceremoninë e organizuar nga Partnerët Shqipëri për ndarjen e Çmimeve të Filantropisë për vitin 2018 ishin të pranishëm përfaqësues nga Qeveria Shqiptare, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri, të biznese dhe të organizatave jofitimprurëse.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Menaxheri i TAP për Shqipërinë, Malfor Nuri, tha: “Ne besojmë se jemi fqinj të mirë të komuniteteve që na kanë mirëkuptuar dhe na kanë mirëpritur. Me shumë krenari e them se deri më sot kemi kontribuar në përmirësimin e jetesës së këtyre komunitete duke realizuar mbi 30 investime madhore. Janë afërsisht 200’000 persona që përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejte ose të tërthortë nga Investimet Sociale dhe Mjedisore të TAP që për Shqipërinë kapin vlerën e 14 milion eurove” tha zoti Nuri.
Partnerët Shqipëri organizojnë çdo vit, që prej vitit 2011, ndarjen e çmimeve të filantropisë për të vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen për individët dhe bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqëri. Çmimet iu dorëzuan fituesve nga personalitete të fushës së politikës, artit, biznesit, akademisë dhe institucioneve ndërkombëtare.
TAP u propozua për çmimin e filantropisë si biznes me kontribut në nivel kombëtar për vitin 2018 nga organizata Catalyst Balkans Foundation. Ky fondacion me shtrirje rajonale monitoron dhe nxit investimet sociale nga ana e bizneseve private.

Para Mbrapa
Para Mbrapa
Sicred