KRYEFAQJA » LAJME » TAP vendos tubacionet në shtretërit e lumenjve duke mbrojtur ambjentin

TAP vendos tubacionet në shtretërit e lumenjve duke mbrojtur ambjentin

Gazsjellësi Trans Adriatik, përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri ka kryer 19 kalime lumenjsh.Tubacioni është kaluar poshtë shtratit të lumenjve,deri në 15 metra thellësi, duke shmangur ndikimet në faunën dhe florëne luginave. Lumi Seman dhe lumi Osum janë dy lumenjtë kryesorë të cilën kryqëzohen disa herë nga TAP. Lumi Seman është kaluar 2 herë ndërsa lumi Osum është kaluar 12 herë. Kalimi i tubacionit me gjatësi më të madhe është kryernën lumin Osum, pranë Çorovodës, ku lumi është1.3 km i gjerë. Punimet për kalimin e tubacionit nën shtratin e lumenjve janë kryer disa qindra-metra larg nga secili breg i lumit. Gjatë kryqëzimeve me rrjedha uji apo kanale më të vogla janë hapur tunele nëntokësore duke bërë të mundur që të mos mos ndikohet rrjedha apo ekosistemi.

Të gjitha keto kalimet e lumenjve janë realizuar nën vëzhgimin e ekspertëve mjedisorë të TAP dhe kontraktorëve të TAP. Gazsjellësi Trans Adriatik do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Sicred