KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » TAP rikthen tokën në gjendjen e mëparshme

TAP rikthen tokën në gjendjen e mëparshme

Konsorciumi TAP ka njoftuar kthimin në gjendjen e mëparshme të rreth 68 për qind të rrugës së Gazsjellësit Trans Adriatik në Greqi dhe Shqipëri. Segmenti përbën më shumë se 520 kilometra nga rruga prej 765 kilometrash e tubacionit në këto vende. “E gjithë toka e përdorur është rikthyer në të paktën gjendjen e saj origjinale,” raporton konsorciumi për veprën më të madhe të furnizimit me hidrokarbure nga burime të lindjes drejt Europës.
Projekti me vlerë 4.5 miliardë euro, është një nga projektet prioritare të energjisë për Bashkimin Evropian (BE) dhe numëron tani 1.5 miliardë euro nga Banka Europiane e Investimeve (BEI), që e ka miratuar kredinë në fillim të shkurtit 2018.
Duke u lidhur me tubacionin e gazit natyror Trans-Anatolian (TANAP) në kufirin greko-turk, TAP do të kalojë Greqinë e Veriut, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të arrijë në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.
Projekti konsiderohet në një fazë të avancuar të ndërtimit që filloi në vitin 2016. Me ndërtimin e tij, TAP ofron një rrugë transporti direkte dhe me kosto efektive duke hapur korridorin vital të gazit jugor, një zinxhir tubacioni gazi prej 3,500 kilometrash që shtrihet nga Deti Kaspik në Europë.

Sicred