KRYEFAQJA » LAJME » TAP rikonstrukton rrugën Sektor-Seman
TAP nis procesin e konsultimit për kodin e tij të rrjetit

TAP rikonstrukton rrugën Sektor-Seman

Ashtu si edhe ishte parashikuar, sapo përfundoi përdorimi i rrugës Sektor–Seman, nga ana e makinerive të gazsjellësit TAP, filluan punimet për sistemimin e saj. Edhe pse detyrimi i TAP ishte vetëm për kthimin e rrugës 4,2 km të gjatë në gjendjen e mëparshme, ky aks rrugor u rikonstruktua tërësisht dhe u asfaltua duke u ofruar 3 mijë banorëve të kësaj zonë një rrugë me kushte disa herë më të mira: “Investimi është i shkëlqyer është goxha mirë” shprehen banorët. Deri tani TAP mbështetur dhe nga Bashkia Fier kanë rehabilituar mbi 26 kilometra të tjera rrugë, 11 prej të cilave janë asfaltuar .

Sicred