KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » TAP nis procesin e konsultimit për kodin e tij të rrjetit
TAP nis procesin e konsultimit për kodin e tij të rrjetit

TAP nis procesin e konsultimit për kodin e tij të rrjetit

Tubacioni Trans Adriatik (TAP) nis procesin e konsultimit për kodin e tij të rrjetit, bëri të ditur konsorciumi i gazsjellësit. Nga sot e deri më 18 shtator, palët e interesuara mund të japin interpretimet mbi kodin duke përfshirë edhe anekset e tij. Kodi përcakton parimet dhe rregullat që do të drejtojnë qasjen, përdorimin dhe funksionimin e tubacionit.
Procesi i referohet kërkesës që është pjesë e vendimit të Komisionit Evropian për përjashtimin e TAP nga Direktiva e Tretë e Gazit të BE-së në lidhje me aksesin e palëve të treta, rregullimin e tarifave dhe ndarjen e pronësisë.
Marija Savova, Shefja e Tregtisë për TAP tha se “Ndërsa aktivitetet e ndërtimit të tubacionit vazhdojnë, TAP po përgatitet intensivisht për fillimin e operacioneve komerciale në vitin 2020. Krijimi i një Kodi të Rrjetit TAP është një arritje e rëndësishme brenda këtij procesi. Është dokumenti bazë rregullator që do të qeverisë të gjitha aktivitetet e operatorit të sistemit të bartjes. Si i tillë, ne shpresojmë që të marrim kontribut nga të gjitha palët e treta të interesuara ” tha ajo.
Projekti TAP, me vlerë 4.5 miliardë euro, është një nga projektet prioritare të energjisë për Bashkimin Evropian (BE) dhe tashmë ka tërhequr 1.5 miliardë euro nga Banka Europiane e Investimeve (BEI), e cila e ka miratuar kredinë në fillim të shkurtit 2018. Projekti konsiderohet aktualisht në fazën e ndërtimit që filloi në vitin 2016.

Sicred