KRYEFAQJA » LAJME » TAP ndërton shkollën e Gërcallisë

TAP ndërton shkollën e Gërcallisë

Investimet që kompania TAP po finalizon në Shqipëri nuk i përkasin vetëm sektorit të gazifikimit. Ato shtrihen në shumë sektorë, rrugë, diga kundër përmbytjeve, shkolla e ujësjellësa. Një prej këtyre veprave është shkolla 9 vjeçare “Thanas Ikonomi” në zonën e Grecallisë në Fier. Investimi kap shifrat e 340 mijë eurove. “Ky investim na bën ne të ndjejmë peshën e përgjegjësisë për të rritur cilësinë dhe përveshur një pun e cila nuk do të ndalet” tha duke falenderuar drejtoresha Rezarta Alibeaj.
Shkelqim Bozgo, drejtor i TAP për Shqipërinë tha se “Shkolla e Gërcallisë është vetëm një prej shumë shkollave të tjera që TAP është duke rindërtuar. Ai ka dhe një sërë projektesh të tjera sociale, por shkollat kanë një rol të jashtëzakonshëm për zhvillimin afatgjat të vendit, për burimet njerëzore, njerëzit e rinj që duhet të krijohen, ndaj kjo më jep një kënaqësi shumë të veçantë” tha zoti Bozgo.
Mbi 210 nxënës të shkollës “Thanas Ikonomi” thashmë do të mësojnë në kushte shumë të mira dhe për më tepër të sigurta. Puna për rikonstruksionin e shkollës zgjati rreth katër muaj, ndërsa kjo shkollë është e dyta në Bashkinë e Fierit ku TAP ka investuar. Në vitin 2015 TAP rikonstruktoi ambientet sportive të shkollës “Andon Profka” në fshatin Seman.

Sicred