KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Talebanët takohen me zyrtaren amerikane
Talebanët takohen me zyrtaren amerikane

Talebanët takohen me zyrtaren amerikane

Zyrtarët talebanë janë takuar në mënyrë fshehtë me një diplomate të lartë amerikane javën e shkuar në Katar. Një zyrtar taleban tha për rrjetin BBC se bisedimet bisedimet kokë më kokë zhvilluar në Doha me Elis Uells, një zëvendës ndihmëse sekretare në departamentin e shtetit, ishin shumë të rëndësishme. Lajmi I takimit vjen pas një direktive të lëshuar nga administrata Tramp për diplomatët amerikanë që ata të flasin drejtpërdrejt me grupin militant afgan. Talebanët kanë kohë që thonë se ata do të diskutonin për paqen vetëm me Amerikën. Bisedimet e drejtpërdrejta me militantët, pa praninë e zyrtarëve të qeverisë afgane, shënon një kthesë madhore në politikën e Uashingtonit I cili kërkon t’i japë fund luftës më të gjatë të Amerikës. Takimi vjen pas një armëpushimi treditor që u mbajt në Afganistan në muajin qershor gjatë festimeve të Bajramit, I cili u respektua si nga talebanët ashtu edhe nga forcat qeveritare. Por që atëherë janë shënuar sulme të ndërmarra nga talebanët, sic ishte edhe ai ndaj pikave të kontrollit të ushtrisë në provincën Badgis. Fillimisht takimi mes Uells dhe talebanëve u raportua nga Uoll street xhournal. Dy burime të larta talebane e konfirmuan zhvillimin e tij për rrjetin BBC. Ata u shprehën se delegacioni me gjashtë anëtarë u drejtua nga kreu I zyrës politike të grupit. Ndërkohë, edhe departamenti I shtetit ka konfirmua se zonja Uells e ztyrës për Ceshtjes së Azisë Jugore dhe Qendrore ishte në Katar javën e shkuar për t’u takuar me zyrtarë të qeverisë dhe për të folur rreth procesit ëpr paqen në Afganistan, por nuk konfirmoi apo mohoi takimin me talebanët. Një zyrtar taleban tha për agjencinë e lajmeve Rojters se gjatë takimit ishte folur për t’u takuar sërish dhe për të zgjidhur konfliktin Afgan përmes dialogut. Gjithashtu ka patur raportime se janë zhvilluar dy takime të tjera të ngjshme por kjo ishte e pamundur të konfirmohej.

Sicred