KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bajrami, talebanët armëpushim 3 ditor

Bajrami, talebanët armëpushim 3 ditor

Talibanët në Afganistan kanë njoftuar për herë të parë një armëpushim tre-ditor për festën e Fiter Bajramit në fund të javës që vjen, pas një armëpushimi të shpallur nga qeveria. Grupi i armatosur tha të shtunën se armëpushimi do të përjashtonte forcat e huaja dhe se do të mbrohej nga çdo sulm. Në një fjalim në televizion të enjten, Presidenti afgan Ashraf Ghani njoftoi një armëpushim të pakushtëzuar me talebanët deri më 20 qershor, që përputhet me fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit. Gani tha se lufta kundër grupeve të tjera të armatosura si Shteti Islamik i Irakut dhe ISIS do të vazhdojë.  Masa e papritur e qeverisë pas një tubimi të liderëve kryesorë afganë në kryeqytetin Kabul, ku lëshuan një dekret fetar kundër bombardimeve vetëvrasëse dhe sulmeve. Mbledhja fetare u zhvillua pas një sulmi vetëvrasës me bombë të hënën, nga i cili u vranë shtatë persona.

Sicred