KRYEFAQJA » LAJME » Talat Xhaferri, zyrtarisht Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë
Talat Xhaferri, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, shpallet, zgjidhet, rajoni

Talat Xhaferri, zyrtarisht Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë

Talat Xhaferi nga sot është konfirmuar edhe zyrtarisht në postin e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë. “Gazeta Zyrtare” publikoi vendimin për zgjedhjen e tij në seancën e 27 prillit, e cila kaloi në dhunë pas pushtimit të Kuvendit nga protestuesit që mbështeten nga partia VMRO e Nikolla Gruevskit. Pas vendimit të shpallur, sipas ligjit, fillon numërimi i afatit 10 ditor për dhënien të mandatit për formimin e Qeverisë së re nga presidenti, pasi kryeparlamentari Xhaferi të mërkurën e kaluar ka njoftuar presidentin George Ivanov me formimin e shumicës së re parlamentare. Kabineti i kreut te shtetit njoftoi se presidenti do të veprojë ne përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë. Ivanovi deri tani nuk ka pranuar të mandatojë për kryeministër Zoran Zaevin e Lidhjes Socialdemokrate, me arsyetimin se koalicioni i tij me partitë shqiptare dhe platformën e tyrë të përbashkët cënon karakterin unitar të Maqedonisë.

Sicred