KRYEFAQJA » LAJME » Taksat në buxhetin e 2017

Taksat në buxhetin e 2017

Buxheti i vitit 2017 krahasuar me 2016 vjen me ndryshime si në taksa ashtu edhe në shtesa të ndryshme fondesh për të realizuar reformat e nisura nga qeveria . Në vitin 2017 do të aplikohet akcizë për gazin e lëngshëm që përdorin makinat që shitet në pikat e karburantit në masën 8 lekë për litër dhe jo për gazin e lëngshëm për konsum familjar. Me këtë aplikim akcize qeveria synon të përfitoje të ardhurat buxhetore 0.3 miliardë lekë nga akciza . Në buxhetin e vitin e ardhshëm taksa për lëndën e parë për industrinë e lehtë do të bëhet zero, rentë minerare do të përgjysmohet për mineralet e përpunuara në vend, ndërkohë që do të vendoset taksa kombëtare 1 lek për kilogram për ambalazhet e prodhuara nga riciklimi i mbetjeve të grumbulluara në vend. Gjithashtu industria e peshkimit do të përfitoje përmes furnizimit të flotës së peshkarexhave me naftë pa akcizë drejtpërdrejtë nga magazinat doganore.
Fonde shtesë kanë përfituar të gjitha institucionet kushtetuese të lidhura me reformën në Drejtësi, përfshi Zyrën e Administrimit të Buxhetit të Gjyqësorit, Gjykatën Kushtetuese, Shkollën e Magjistratures, ILDKPI etj. Por fonde shtesë kanë përfituar për vitin 2017 edhe institucione të pavarura si Avokati i Popullit, Komisioneri Kundër Diskriminimit .
Sa i përket vijueshmërisë së reformes së shëndetsisë në buxhetin e vitit 2017 është dhënë fondi për 1500 fëmijëve të prekur nga sëmundja e diabetit do tu subvencionohet fondi i plotë për fishat që përdoren në kurimin si dhe është aprovuar fondi për rikonstruksionit të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Morgut të Tiranës.

Sicred