KRYEFAQJA » LAJME » Taksat e rrugëve në Ballkan

Taksat e rrugëve në Ballkan

Të gjitha vendet e rajonit kanë një taksë specifike per autostradat e cila sherben per mirembajtjen e rruges dhe eshte e ndryshme ne secilin vend. Sipas faqes zyrtare tolls.eu e cila jep te gjitha çmimet per te paguar ne çdo autostrade qe kalon ne Europe dhe Shtetet e Bashkuara, u perqendruam ne vendet e rajonit te Ballkanit Perendimor se sa paguhet per te kaluar ne keto rruge.
Me e lira ne rajonin ku ben pjese edhe vendi yne eshte Turqia. Per te pershkruar Stambolli -Edirne me gjatesi prej 239 km kushton 1 .47 euro , ndersa per te shkuar nga Stambolli ne Ankara jane 450 km dhe shuma per te paguar eshte 3.5 euro .
Nderkohe qe ne Maqedonine fqinje per te shkuar nga Shkupi ne Stambull pagesa e autostrades eshte 11 euro ne nje drejtim , ndersa destinacioni tjeter nga Shkupi ne Athine duhet te paguhet 30 euro ne nje drejtim. Ndersa autostrada e brendshme nga Shkupi ne tetove eshte 43 km dhe duhet te paguash vetem 1 euro .
Ndersa në Greqi per te shkuar nga Selanik ne Katerini per 70 km paguhet 2.8 euro
Ne Serbi autostrada nga Leskovski ne Nish 50 km paguhet 1.61. euro, nga Beograd – Novi Sad 94 km paguhet 2 euro dhe Nish – Beograd paguan 6.17 euro per 238 km .
Kroacia qe eshte ede me e shtrejta e rajonit, per 280 km nga Zagrebi ne Lipovac paguan 16 .26 euro , dhe nga Zabrebi në Split per 409 km pagesa eshte 29 .59 euro.
Por per te gjitha autostradat me pagese ne rajon ekziston edhe mundesia e nje rruge alternative e cila mund te zgjidhet nese nuk deshirohet te paguhet, por eshte me e gjate.

Sicred