KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Taksa e “Rrugës së Kombit”, nisin polemikat
"Rruga e Kombit" 100 për kuksianët

Taksa e “Rrugës së Kombit”, nisin polemikat

Fillimi i aplikimit të taksës për “Rrugën e Kombit” ka ngjallur menjëherë reagime. Pas ish kryeministrit Sali Berisha, i cili e quajti si fillim të “Taksës Edvin” ishte kreu i opozitës Lulzim Basha i cili me gati të njëjtë gjuhë shkruan në Fejsbuk se “Taksa Rama” në “Rrugën e Kombit” është një grabitje e dyfishte e shqiptareve dhe barriere shtesë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Duke kujtuar se ky projekt që u ideua, u projektua dhe u ndërtua për të lidhur Shqipërinë me Kosovën, me vendosjen e kësaj tarife, “merr një goditje të rëndë nga klani kriminal që qeveris sot Shqipërinë”.
Por zoti Basha premton se “Partia Demokratike i qendron premtimit te saj per te shfuqizuar qe diten e pare ne pushtet taksen e qarkullimit si dhe per te hetuar me transparence cdo koncension te dhene nga klani kriminal ne krye te Shqiperise, duke u zotuar se cdo koncension qe cenon interesat e shqiptareve do te shfuqizohet dhe pergjegjesit do te vihen perpara drejtesise”.
Vendosja e taksës së “Rrugës së Kombit” është kundërshtuar nga kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. “Refuzojeni ta paguani taksen per rrugen e kombit,le ta paguaje vete qeveria” shkruan zoti Vasili në Fejsbuk. Sipas tij “Koncesionin e rruges se Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve te pista”.
Por pas reagimeve të politikës ka reaguar kompania konçesionare “AHC”. Ajo është ndalur veçanërisht në akuzat e LSI. Kompania kujton se ka qenë pikërisht Ministri i LSI, Sokol Dervishaj që negocioi kontratën e konçesionit, ndërsa më parë edhe zyrtarë të tjerë të qeverisë Rama, që vinin nga LSI, si ish ministri Edmond Haxhinasto, kanë mbështetur dhënien me konçesion të mirëmbajtjes së “Rrugës së Kombit” ku përfshihej edhe aplikimi i taksës së qarkullimit.

Sicred