KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Taksa e pronës së shpejti në faturat e OSHEE
Taksa e pronës së shpejti në faturat e OSHEE

Taksa e pronës së shpejti në faturat e OSHEE

Nga 1 janari i vitit te ardhshem taksa e prones do te mblidhet ne faturat e energjise elektrike. Qeveria ka gati nje vendim ku percakton se ky detyrim do te mblidhet çdo muaj nga OSHEE ne faturat e dritave, jo me tek fatura e UK sikurse eshte aktualisht. Dokumenti qe mban firmen e ministrit te financave Arben Ahmetaj ju eshte derguar per mendim te shpejte bashkive dhe percakton OSHEE si agjentin mbledhës së këtij detyrimi duke nisur nga fillimviti i ardhshëm.
Prej muajit prill formula e kesaj takse llogaritet mbi bazen e vleres reale te ndertesave dhe jo fikse mbi siperfaqen. Por shumica e bashkive vijojne qe taksen ta mbledhin me metoden e vjeter. Ndaj dhe qytetarët do ta paguajnë diferencën e detyrimit mes taksës së re dhe asaj të vjetrës, në një kohë të mëvonshme. Aktualisht, taksa e prones mblidhet nga bashkite tek fatura e UK, por qe kur nisi diskutimi per ndryshimin e llogaritjes se saj, autoritetet parashikonin si agjentin me te mire mbledhes operatorin e shperndarjes se energjise. Çdo tre muaj OSHEE do te beje rakordimet me bashkite per te verfikuar debitoret. Në baze te ligjit te procedurave qytetaret qe nuk paguajne taksen do t’u mblidhen me force detyrimet.

Sicred