KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Taksa e prones efektive në të gjithë vendin pas janarit 2019

Taksa e prones efektive në të gjithë vendin pas janarit 2019

Taksa e pronës në shkallë vendi do të jetë efikase vetëm pas 1 janarit të vitit 2019. Kështu u shpreh ministri i financave Arben Ahmetaj duke cilësuar vitin 2018 si një fazë tranzitore. Gjithashtu ministri theksoi se ministria është gati dhe janë shpërndare tabelat në të gjitha bashkitë e vendit. “Periudha 2018 është një periudhë tranzitore që i lejon njësive vendore të përgatiten më mirë në mënyrë që të gjitha njësitë vendore me 1 janar të 2019 të aplikojnë taksën e pronës në bazë të vlerës.Deri në detaje janë gati mbi 900 tabela të shpërndara zyrtarisht në të gjitha bashkitë e vendit”. Formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës. Këto deklarata ministri i bëri pasi përfundimit të konferencës me teme “Vlerësimi dhe Monitorimi i Performancës së Thesarit” mes Bankës Botërore.

Sicred