KRYEFAQJA » LAJME » Takohen ministrat e arsimit të Shqipërisë e Kosovës

Takohen ministrat e arsimit të Shqipërisë e Kosovës

Ekspertët Britanikë e Shqiptarë që u është besuar kryerja e proçesit të akreditimit të universiteteve në vendin tonë kanë mbyllur të gjitha verifikimet në terren se si funksionojnë institucionet e arsimit të lartë, laboratorët, dhe si përmbushen kërkesat e studentëve. Ministrja e Arsimit , Lindita Nikolla në një takim me homologun e saj nga Kosova ka sqaruar se raporti përfundimtar që përcakton nëse institucionet e arsimit të lartë janë akredituar apo jo do të publikohet se shpejti . “Shqipëria sapo ka përfunduar proçesin e akreditimit të gjithë institucioneve të arsimit të lartë. Jam e informuar që ka përfunduar në masën më të madhe gjithë raportet e inspektimit në të gjitha institucionet tona të arsimit të lartë dhe besoj brenda muajit dhjetor ne do të kemi një raportim publik të të gjitha gjetjeve që kjo agjensi ka bërë në të gjitha institucionet tona të arsimit të lartë për të cilat unë mendoj se kjo eksperiencë do të jetë e vyer për ta ndarë me të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Kosovë” theksoi ministrja Nikolla. Ndërsa ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë Shyqyri Bytyqi ka kërkuar që bashkëpunimi ndërmjet 2 vendeve të vijoje për sa i përket unifikim të kurrikulave në arsimin parauniversitar. “Ka filluar një bashkëpunim i mirë në nivelin parauniversitar pikërisht në nivelin e kurrikulave të cilat tani po zbatohen edhe në Shqipëri edhe në Kosovë. Kemi akoma për të bërë”. Një tjetër projekt i rëndësishëm në arsim për të cilën shqipëria e Kosova do të punojnë sëbashku është ai i rritjes së cilësisë së arsimtarve.

Sicred