KRYEFAQJA » LAJME » Takimi Vuçiç – Pence
aleksandar-vucic, mike-pence, Takimi Vuçiç - Pence

Takimi Vuçiç – Pence

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dhënë detajet e para pas takimit të tij në Uashington me zv. Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pense, e megjithatë, nuk ka preferuar që të zbardhë asgjë në lidhje me diskutimet për çështjen e Kosovës dhe të Krimesë. Në një intervistë të dhënë për televionin kombëtar të Serbisë, Kreu i Shtetit tha se nuk preferon që të bëjë të ditur qëndrimin që shfaqën palët gjatë bisedës, pasi sipas tij, mund të ketë keqinterpretime nga media dhe faktorë të tjerë. Sa i përket pjesës tjetër, Presidenti i Serbisë u shpreh në tryezë jane shtruar çështje me rëndësi, si roli i Serbisë në rajonin e Ballkanit, ekonomia, mundësia e shtimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, investimet amerikane si dhe shkëmbimet tregtare. Palët kanë rënë dakord që të punojnë edhe më tej për formimin e lidhjeve mes Beogradit dhe Uashingtonit. Vuçiç gjatë bisedës është shprehur gjithashtu se Serbia nuk është anti-amerikane, ndërsa e ftoi zv. Presidentin Pence për një vizitë në Beograd.

Sicred