KRYEFAQJA » LAJME » Takimi Veseli-Nishani: Bashkëpunimi Prishtinë-Tiranë duhet të rritet
Kadri Veseli, Bujar Nishani, takim, kosove, shqiperi, maredheniet, bashkepunimi

Takimi Veseli-Nishani: Bashkëpunimi Prishtinë-Tiranë duhet të rritet

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Tiranë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar me presidentin Bujar Nishani, ku mësohet se kanë biseduar për zhvillimet politike në dy vendet dhe fushat e bashkëpunimit midis institucioneve. Veseli dhe Nishani kanë vlerësuar se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës tashmë kanë marrë një shtrirje të gjerë në shumë fusha, por se ka ende hapësirë në të cilën ky bashkëpunim duhet të rritet. Vizita e z. Veseli ka vijuar në selinë e Partisë Demokratike në takimin me kreun e opozitës, Lulzim Basha, ku fokusi i bisedës kanë qenë synimet e përbashkëta euro-integruese të Shqipërisë dhe Kosovës. Në vazhdim gjatë paradites Kryetari i Kuvendit të Kosovës është pritur dhe nga Shpëtim Idrizi i PDIU dhe Fatmir Mediu i PR-së.

Sicred