KRYEFAQJA » LAJME » Takimi Vasili – Vlahutin
vasili, vllahutin, takimi, shqiperi, ambasadorja e bese ne shqiperi

Takimi Vasili – Vlahutin

Rreth orës 10.oo Ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin dhe, Gjenovefa Ruiz Kalavera, Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, e cila është në krye të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Vettingut, zhvilluan një takim me Ministrin e Drejtësisë Petrit Vasili. Takimi vjen pas shqetësimeve të këtij të fundit për Operacionin Ndëkrombëtar të Monitorimit. Burime bëjnë me dije se, krijimi i Bordit të ONM, ka qenë kryefjalë në bisedat e zyrtarëve. Kreu i drejtësisë Vasili i dërgoi një letër kreut të shtetit Presidentit Nishani, kryeministrit Rama, kreut të Kuvendit Meta, ambasadorëve Lu e Vlahutin, ku kërkoi saktësim pas deklaratave të shefes së ONM-së në vendin tonë, Kavalera e cila tha se, bordi do të koordinojë punën mes KE-së dhe SHBA-së.

Sicred