KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Emri i Maqedonisë, Tsipras dhe Zaev gjejnë gjuhën e përbashkët

Emri i Maqedonisë, Tsipras dhe Zaev gjejnë gjuhën e përbashkët

Kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras, të cilët u takuan në Davos, kanë gjetur gjuhën e përbashkët për hapat që duhen ndërmarrë për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë. Më tepër do të jetë pala maqedonase, që siç ka thënë kryeministri Zaev, do të bëjë një sërë lëshimesh për të treguar se ekziston vullneti i mirë për tejkalimin e ngërçit që ka bllokuar proceset e integrimit të ish-republikës jugosllave. Konkretisht, Zaev ka paralajmëruar se do të ndryshojë emrin e aeroportit të Shkupit, “Aleksandri i Madh”, si dhe atë të autostradës. Kjo e fundit, sipas tij do të quhet “Miqësia”, si dëshmi se Shkupi nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj fqinjit të tij. Nga ana e tij, Tsipras ka nënvizuar se, Greqia do të mbështesë menjëherë anëtarësimin e Maqedonisë në Nismën Adriatiko-Joniane, si dhe kalimin në nivelin e dytë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, e bllokuar që prej vitit 2009. Për Tsipras, duhet medoemos të zgjidhen çështjet e hapura, me qëllim që vendi fqinj të realizojë ambiciet e tij europiane. Ndërkohë, krerët e dy qeverive kanë vendosur të intensifikojnë negociatat për kontestin mes dy vendeve. Kështu, në tryezën e ndërmjetësuar nga i dërguari i OKB-së Methju Nimiç do të ulen ministrat e Jashtëm të dy vendeve, Kotzias dhe Dimitrov.

Sicred