KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Takimi Trump – Putin
Takimi, Trump , Putin

Takimi Trump – Putin

Presidenti amerikan Donald Tramp dhe homologu i tij Rus Vladimir Putin u takuan gjatë punimeve të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, që u zhvillua në Vietnam. Sipas Shtëpisë së Bardhë, gjatë takimit të shkurtër që zgjati më pak se pesë minuta, dy liderët diskutuan për një deklaratë të përbashkët për Sirinë. Shtëpia e Bardhë konfirmoi që takimi u zhvillua sot, pasi një ditë më parë u përjashtua mundësia e zhvillimit të një takimi i zyrtar,për shkak të përplasjes së axhendave të dy liderëve. Ndërsa sipas një njoftimi nga Kremlini, dy liderët ranë dakord se për konfliktin në Siri nuk duhej një zgjidhje ushtarake. Në vend të kësaj, duhet të zbatohet një zgjidhje politike e cila duhet të vijë përmes procesit të Gjenevës. Dy liderët gjithashtu ranë dakord për luftën kundër shtetit islamik në Siri. Sipas zyrtarëve rusë, Tramp dhe Putin ranë dakord për të mbajtur të hapura linjat e komunikimit mes ushtrive të dy vendeve të tyre. Përveç takimit kokë-më-kokë, dy presidentët i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe biseduan në tre raste të vecanta gjatë dy ditëve të samitit ekonomik. Megjithëse Shtëpia e Bardhë, nuk e konfirmoi asnjëherë që do të zhvillohej takim mes dy burrave të shtetit, Kremlini kishte shprehur më parë se shanset për zhvillimin e tij ishin të mëdha. Shtëpia e Bardhë ka qenë kritike ndaj Rusisë për mbështetjen që kjo e fundit i jep regjimit të presidentit sirian Bashar Al Asad, dhe i ka bërë thirrje Kremlinit të mos përkrahë liderin sirian. Ndërsa çështja e sirisë ka dominuar takimin, ka tensione të tjera mes dy vendeve për një sërë cështjesh, si konflikti bërthamor me Korenë e Veriut, sanksionet e reja të SHBAve ndaj Rusisë apo edhe hetimet mbi përfshirjen ruse në zgjedhjet amerikane.

Sicred