KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Takimi Tramp – Kim Jong Un: Koreja e Veriut do të diskutojë programin e saj bërthamor

Takimi Tramp – Kim Jong Un: Koreja e Veriut do të diskutojë programin e saj bërthamor

Zyrtarë amerikanë kanë bërë të ditur se Korea e Veriut i ka premtuar SHBA-ve se është e gatshme të diskutojë të ardhmen e arsenalit të saj bërthamor gjatë takimit të liderëve të dy vendevfve. Përgatitjet për samitin SHBA-Kore e Veriut përshijnë bisedime direkte dhe sekrete me Korenë e Veriut, bëri të ditur rrjeti BBC. Thuhet se zyrtarë amerikanë kanë foluar shumë herë si dhe janë takuar në një vend të tretë me zyrtarë të inteligjencës koreano-veriore.

Samiti i paprecedentë pritet të zhvillohet në muajin maj dhe kjo do të jetë hera e parë që një president amerikan në detyre takohet me liderin e Koresë së Veriut. Korea e veriut i kishte thënë më parë Koresë së Jugut se ishte gati të fliste për denuklearizimin, por kjo është hera e parë që garanci të tilla i jepen uashingtonit direkt. Ndërkohë, detajet e samitit, përfshi orën dhe vendin, janë akoma të paqarta.

Lajmi që u publikua në muajin mars se ishin propozuar bisedime mes presidentit amerikan Trump dhe liderit koreanoverior Kim Jong Un ishte i papritur. Ai erdhi pas një viti kërcënimesh si dhe fyerjesh personale mes dy liderëve. Edhe gjatë bisedimeve të zhvuilluara të shkuarën, veriu i ka ndalur testet bërthamore dhe raketore, por gjithmonë i rifillonte kur humbte durimin ose kur ndjente se nuk po i plotësoheshin kërkesat.

Sicred