KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Takimi Thaçi – Vuçiç në Bruksel
Takimi Thaçi - Vuçiç në Bruksel

Takimi Thaçi – Vuçiç në Bruksel

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, mbledh në Bruksel presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një përpjekje të re për të siguruar një marrëveshje normalizimi mes të dyja palëve. Sipas Mogherinit “ata do të vazhdojnë punën e tyre në fazën e bisedimeve për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, do të diskutojnë për marrëveshjet ekzistuese, të informojnë për arritjet e deritashme dhe të diskutojnë hapat e ardhshëm, duke pasur parasysh një periudhë intensive bisedimesh që priten në të ardhmen”. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha gjatë javës se bisedimet do të jenë të veshtira dhe do të diskutohet për çështjen e shënimit të kufirit me Serbinë, për herë të parë në histori”. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimi i marrëdhënieve është kusht për të dyja vendet për integrim në Bashkimin Evropian. Por, ende është e paqartë se çfarë mund të jetë ajo marrëveshje.

Sicred