KRYEFAQJA » LAJME » Takimi Rama – Mogherini rreth çeljes së negociatave për në BE

Takimi Rama – Mogherini rreth çeljes së negociatave për në BE

Pak orë pasi Shqipërisë iu dorezua zyrtarisht raporti i progresit që rekomandon çeljen pa kushte të negociatave, përfaqësuesja e lartë për politikën e Jashtme, Federica Mogherini, nisi me Shqipërinë turin e saj Ballkanik. Të mërkurën në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, në selinë e qeverisë shqiptare, Mogherini, ripërsëriti se 5 prioritetet vijojnë të mbeten përparësitë e Shqipërisë edhe në fazën tjetër të rrugëtimit në BE. Me ftesën që faktori politik në Shqipëri të bëhet bashkë në këtë proces, ai ia njohu meritën si pozitës dhe opozitës për refomën kyçe, atë në sitemin e drejtësisë. Mogherini u shpreh: “ Pesë përparësitë kyçe do të mbeten elementet kyçe mbi të cilat qytetarët shqiptarë do të mbeten baza për punën tonë të përbashkët.Puna që është bërë së bashku në këtë vend mbaj mend dhe ndasitë dhe përpjekjet, ky është momenti dhe siguroj që është momenti për të njohur rezultatin e arritur nga të gjithë bashkë në Shqipëri dhe angazhimi për të punuar s ëbashku, qeveria me opozitën. Më lini ta theksoj këtë se përpjekja kolektive nuk eshte vetëm per institucionet po dhe per njerëzit. Të gjithë së bashku të vazhdojmë këtë punë që do të jetë edhe më e madhe kur të nisin negociatat. ”

Kryeministri Rama , sikurse një ditë më parë, vlerësoi se marrja e rekomandimit për çeljen e negociatave është meritë e të gjithë shqiptarëve. Ai ripërsëriti ftesën për Bashën dhe opozitën dhe kërkoi prej tyre që mos bashkohen me ata që kanë inters kundër Shqipërisë. Rama tha : ” Unë e ftoj sërish sot Bashën dhe opozitën që të veshim fanellën kuq e zi kur flasim për Shqipërinë jashtë Shqipërisë. Tu kërkojmë atyre që na vizitojnë respekt dhe vlerësim për këtë vend. Nuk kam fituar unë as Partia Socialiste, por Shqipëria.”

Edhe për vetë BE-në, nisja e procesit të Vettingut dha rezultatet e para të tij, Janë mbresëlënëse dhe për këtë Kryeministri Rama u shpreh se modeli shqiptar i Vettingut, mund të përfshijë edhe vendet e tjera të rajonit, aspirante për në BE. Perfaqesuesja e larte e BE-së Mogherini, ndërkohë vijoi: “Nëse Shqipëria dha rezultate në reformën e drejtësisë në procesin e vettingut ndodhi sepse forcat politike u bënë bashkë. Aspirata e qytetarëve tuaj vjen e para, veçanërisht kur bëhet fjalë për një ëndërr që kalon breznitë. Ky është një rekomandim i pakushtëzuar në termat teknike nëse gjërat do të vazhdojnë. Politika e zgjerimit mbështetet në vlerësimin e mbështetur në meritë dhe rezultati ishte pozitiv. Unë mendoj se kemi lajm shumë të mirë jo vetëm për Shqipërinë dhe rajonin. Jo dosmosdoshmërisht ka qenë dhuratë. Imazhi që unë kam është linja e nisjes së F1 dhe semafori është i gjelbër, tani fillon gara.”

Interesimit të gazetarëve për çështjen Sajmir Tahiri, Kryeministri Rama iu pergjigj: “Ne po presim që Prokuroria të kthehet me të paktën një provë, jo dhjetë, një të vetme. Jemi shume larg së qeni një trupe që mund të konsiderohet e influencueshme.” Kryeministri Edi Rama edhe sot në konferencën për shtyp,  ripërsëriti se rekomandimi pozitiv ishte meritë e Shqipërisë. Zonja Mogherini gjatë qëndrimit në Tirane zhvilloi edhe një takim me Presidentin Ilir Meta.

Sicred