KRYEFAQJA » LAJME » Takimi Rama – Borisov në Tiranë
Takimi Rama - Borisov në Tiranë

Takimi Rama – Borisov në Tiranë

Bullgaria, vendi që kryeson Presidencën e rradhës së BE-së, po lobon për Shqipërinë me 2-3 prej vendeve skeptike të zgjerimit. Kryeministri Bullgar, Bojko Borisov, konfirmoi në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama në selinë e qeverisë, vlerësoi progresin e ndjeshëm të vendit tonë.  Kryeministri Borisov, u shpreh si më poshtë: “Duhet ti bindim vendet që kanë mbetur në këtë drejtim, për të qenë pro BE-së. Janë 2-3 shtete kundër hapjes së negociatave. Shqipërisë duhet ti jepet data për çeljen e negociatave. Une mendoj se kjo është për të gjithë ne, që të tregojmë përpjekjet , ndaj jam i bindur që Ballkani mund të bëhet një vend shumë i mirë.” Ndërsa për Kryeministrin Rama, Bullgaria dhe Kryeministri Borisov, kanë qenë avokatë të fuqishëm në këtë proces, ndaj gjatë kësaj vizite, i dorëzoi atij “Medaljen e Mirënjohjes” duke e falenderuar për mbështetjen dhe ndihmën që po i jep Shqipërisë. Kryeministri Borisov është pjesë e Konferencës Ndërkombëtare kundër Ekstermizmit të Dhunshëm që po zhvillohet në Tiranë. Ai tha se po shihet mundësia që Shqipëria të ndërtojë një qendër koordinimi për ish pjestarët e ISIS, qendër e cila do të asistohet nga vendet perëndimore. Borisov shpjegoi: “Në Shqipëri mendoj se duhet të krijohet një qendër koordinimi për të gjithë ata që kthehen nga ISIS në Ballkan. Propozova që shtetet që marrin pjesë në Konferencë të dërgojnë një oficer kontakti për të koordinuar luftën e përbashkët.” Vizita e Kryeministrit Borisov në Tiranë vjen pak ditë përpara se BE-ja të vendosë nëse vendi do të kalojë në një fazë të re, atë të çeljes së negociatave.

Sicred