KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Takimi i Erdogan me Papa Françeskun
erdogan, papa

Takimi i Erdogan me Papa Françeskun

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, vizitoi sot Vatikanin, ku u takua me Papa Françeskun. Kjo ishte vizita e parë që një president turk ka zhvilluar gjatë 59 viteve të fundit në Vatikan. Sipas njoftimit për shtyp të Selisë së Shenjtë, gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, situata në Turqi, situata e komunitetit katolik atje si dhe përpjekjet për të pritur sa më shumë refugjatë dhe sfidat e lidhura me këtë të fundit. Vëmendja u kthye tek situata në Lindjen e Mesme, me referencë të vecantë për statusin e Jeruzalemit, duke theksuar nevojën për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon përmes dialogut dhe negociatave dhe duke respektuar të drejtat e njeriut dhe ligjet ndërkombëtare. Si presidenti turk ashtu edhe Papa Françesku kanë kundërshtuar vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp për ta njohur jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, për të cilin aleatët e Amerikës janë shprehur se mund të minonte përpjekjet për arritjen e paqes në rajonin e Lindjes së Mesme, Në fund të pjesës private të takimit, i cili zgjati rreth 50 minuta, papa i dha Erdogan një medaljon bronzi me një engjëll që përqafonte hemisferën jugore dhe atë veriore, dhe që kishte vënë përfund një dragua. – Ky është engjëlli i paqes që mbyt demonin e luftës, – i shpjegoi papa presidentit Turk , duke i dhënë medialionin e bërë nga artisti italian Guido Verol. – Është simbol i një botë bazuar në paqe dhe drejtësi, – vijoi ai. Sipas agjencisë së lajmeve Rojters, në delegacionin turk ishte edhe ambasadori i këtij vendi në Vatikan, i cili u tërhoq në Turqi në vitin 2015, kur Papa Françesku u bë i pari papë i cili e quajti genoncid vrasjen në vitin 1915 të 1.5 milionë armenëve, dicka që turqia e ka mohuar vazhdimisht. Ndërkohë, një protestë e autorizuar ku morën pjesë rreth 150 persona, përfshi kurdë dhe mbështetës të tyre, e cila u mbajt pranë Kështjellës Sant Anxhelo në brigjet e Lumit Tiber, degradoi në dhunë, kur policia shtyu protestuesit që bërtisnin dhe po përpiqeshin të thyenin kordoninn e forcave të rendit. Të paktën një person u lëndua gjatë kësaj ngjarjeje.

Sicred