KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Takimi i APEK-ut, Tramp: SHBA nuk do të tolerojë më abuzimet kronike tregtare
Takimi i APEK-ut, Tramp: SHBA nuk do të tolerojë më abuzimet kronike tregtare

Takimi i APEK-ut, Tramp: SHBA nuk do të tolerojë më abuzimet kronike tregtare

Në një fjalim në samitin e Bashkëpunimit Economik Azi-Paqësor, APEK, i cili po zhvillohet në Vietnam, Presidenti Donald Trump u shpreh se vendi i tij nuk do të tolerojë më abuzimet kronike tregtare. Ai u shpreh se SHBA-të ishin të përgatitura që të punonin me vendet e kësaj nisme përsa kohë ato i përmbahen rregullave reciproke të tregtisë së ndershme. Sipas zotit Tramp, tregtia e lirë kishte rrezikuar miliona vende pune në Amerikë. Tramp u ankua për çekuilibrat tregtarë, duke thënë se SHBA-të kishin ulur barrierat e tregut dhe hequr tarifat, ndërsa vendet e tjera nuk e kishin bërë një një të tillë. “Praktika të tilla dëmtojnë shumë njerëz në vendin tonë” u tha ai përfaqësueve të biznesit dhe liderëve politikë që marrin pjesë në samit. Por presidenti Tramp nuk fajësoi për këtë vendet e APEK-ut. Në vend të kësaj, ai akuzoi administratat e mëparshme amerikane që nuk kishin vepruar më parë për të eleminuar këtë tendencë. Presidenti amerikan gjithashtu shtoi se Amerika do të nënshkruante marrëveshje dypalëshe me çdo partner indo-paqësor që i përmbahet rregullave reciproke të tregëtisë së ndershme, por vetëm bazuar mbi respektin dhe përftimet e përbashkëta. Zoti Ttramp i është referuar në mënyrë të vazhdueshme rajonit si indo-paqësor, një term ky i përdorur për të përkufizuar këndvështrimin e ri amerikan për Azinë. Samiti i vendeve të Apekut ka mbledhur në Vietnam 21 ekonomitë nga rajoni i Paqësorit. Kur mori detyrën e presidentit, Tramp tërhoqi SHBA-të nga Partnershipi trans-paqësor, një marrëveshje tregtare kjo mes 12 vendeve të APEK-ut, duke argumentuar se ajo dëmntonte interesat ekonomike të SHBA-ve.

Sicred