KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Takim shpirtëror”, sopranoja Inva Mula përkujton nënë e saj Nina Mula

“Takim shpirtëror”, sopranoja Inva Mula përkujton nënë e saj Nina Mula

E kanë titulluar një “Takim shpirtëror” dhe i tillë duket se do të jetë 85 vjetori pas vdekjes i sopranos Nina Mula. Një prej nxënësve më të suksesshme e njëherazi bija e saj, artistja Inva Mula ka zgjedhur katedralen e Shën Palit për të kujtuar me muzikën e të mëdhenjve artisten që gjeti dashurinë dhe lëshoi rrënjë muzikore në Shqipëri.

“E kam quajtur takim shpirtëror me anë të muzikës me anë të veprave të mrekullueshme të Xhyzepe Verdit,Puccinit, Rahmaninovit. Ne të ndajmë emocione të kujtojmë artisten e madhe Nina Mula, të kujtoj nënën time dhe ta ndaj këtë emocion me të gjithë njerëzit që e kanë njohur” tha Inva Mula.

Në një koncert të drejtuar nga dirigjentja Suzana Turku veprat e Moxart, Verdi, Puccini, Rahmaninof vijnë edhe në interpretimin e Genc Tukicit si dhe ish studentëve të Nina Mules, Mexxosoprano Irida Dragoti e ardhur enkas nga Roma dhe tenori Klodian Kaçani.

“Studenti i fundit i cili ka marrë mësime nga nëna ime disa ditë përpara se ajo të ndahej nga jeta ka qënë Klodian Kaçani. Dhe unë e kam quajtur gjithmonë që Klodi ka marrë një testament të fundit, ai ka punuar me të. Jam shumë e lumtur sot për ecurinë e karrieres së Klodit e cila është shumë e bukur ashtu siç do të dëshironte edhe profesoresha e tij por kemi dhe Irida Dragotin një mezosoprano shumë e suksesshme e cila sot punon dhe jeton në Romë, e ka ardhur enkas për këtë koncert” tha Inva.

Artistja që edukoi breza të tërë dhe artistë të sukseshëm kujtohet me një përshpirtje të veçantë përmes muzikës sepse mbi të gjitha ajo dashuronte artin. “ Unë nuk do të harroj dhe smundem ta harroj në fakt dashurinë për muzikën, dashurinë për artin, seriozitetin, profesionalizmin dhe mbi të gjitha dashurinë për njerëzit” shtoi më tej Inva.

Sicred