KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Takim i ri NATO – Rusi
Takim i ri NATO - Rusi

Takim i ri NATO – Rusi

Këshilli i përbashkët NATO-Rusi do të takohet në Bruksel më 26 tetor, për herë të dytë këtë vit. Zyra e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se takimi do të përqendrohet në konfliktet në Ukrainë dhe Afganistan, si dhe në mënyrat për zvogëlimin e rrezikut të përplasjeve dhe aksidenteve gjatë stërvitjeve ushtarake dhe mbikëqyrjeve kufitare. Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Moskës janë tensionuar seriozisht qekur Rusia ka aneksuar Krimenë në vitin 2014 dhe vazhdon të mbështesë politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht separatistët në lindje Ukrainës. Moska e mohon ndërhyjen në çështjet e brendshme të Ukrainës, por Stoltenberg ka thënë në muajin korrik se Rusia i ka mijëra trupa në Ukrainë. Këshilli NATO-Rusi për herë të fundit është takuar në Bruksel në muajin mars.

Sicred