KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Takim dypalësh Tramp-Putin?

Takim dypalësh Tramp-Putin?

Pasi u takua për herë të parë me liderin koreano-verior Kim Jong Un, Presidentit Donald Tramp po shqyrton mundësinë e një tjetër samiti historik, të atij me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas zyrtarëve amerikanë dhe një media ruse, Moska dhe Uashingtoni po eksplorojnë mundësinë e takimit mes dy liderëve. – Nuk mendoj se është marrë ndonjë vendim apo se është punuar për detajet, por besoj që të dy palët po eskplorojnë mundësinë për t’u përpjekur për takim,. – u shpreh për agjencinë TASS Ricard Huker, ndihmës i Presdientit Tramp dhe drejtor për Europën dhe Rusinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Një zyrtar amerikan gjithashtu tha për CNN se Moska po këmbëngul për zhvillimin e një takimi mes dy liderëve. Ndërsa në sipërfaqe nuk duket gjurmë, zyrtari gjithashtu pranoi se po vijonë diskutime për organizimin e tij. Ndërsa Tramp dhe Putin janë takuar edhe më parë gjatë forumeve botërore, diskutimet paraprake e një samiti dypalësh duket se po ndryshojnë perceptimin e marrëdhënies së komplikuar mes tyre.

Sicred