KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Tok-Tok 2019” – RTSH troket në dyert e shqiptarëve me programin e madh të Vitit të Ri 2019

“Tok-Tok 2019” – RTSH troket në dyert e shqiptarëve me programin e madh të Vitit të Ri 2019

Një program krejt i veçantë që mban firmën prestigjoze të Pëllumb Kullës si autor, një thesar i humorit shqiptar, të cilin e konservoi në vitet e gjata të emigrimit duke e pasuruar me atë që takoi jashtë kufinjve. Autor i disa librave me humor amerikan, rus, ebre, ballkanas etj. E gjithë kjo eksperiencë që bën diferencë, në 4 orë program në natën e ndërrimit të viteve në RTSH.

Të pyetur së bashku me producentin e programit, Leonard Bombaj, për pritshmërinë, ata përgjigjen : “ Do ketë herë të qeshura, herë lot, herë të qeshura me lot”.

Programi do të jetë i konceptuar në dy dimensione : Një minifilm me grimca humori në gjithë paradigmën e realitetit shqiptar dhe spektakël në sallën e Universitetit të Arteve, ku artistët në skenë do të rrethohen nga publik real për të përfituar impaktin e parë emocional të drejtpërdrejtë.

Në moderimin e Enida Tarifës, me aktorët e njohur Mehdi Malka, Neritan Liçaj,  Xhulieta Kulla, Egla Çeno, Herion Mustafaraj etj, si dhe me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Luftar Pajës.

Në ditët në vijim RTSH do të zbulojë më shumë detaje.

Sicred