KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tajlandë, shpëtohen të gjithë fëmijët në shpellë

Tajlandë, shpëtohen të gjithë fëmijët në shpellë

Sapo ka përfunduar operacioni i shpëtimit të fëmijëve të bllokuar në një shpellë në Tajlandë. Zhytësit kanë arritur t’i nxjerrin ata shëndosh e mirë nga vendi ku qëndruan për 13 ditë. Fëmijët sëbashku me trajnerin e tyre u bllokuan në një shpellë për shkak të reshjeve të shumta. Grupet e shpetimit kanë punuar gjithë këto ditë për të thithur ujin e shpellës dhe kanë asistuar fëmijët me me medikamente dhe ushqime. Fëmijët e moshës 12 deri në 16 vjeç së bashku me trajnerin e tyre u bllokuan në shpellë, pasi zona ku ndodheshin u përfshi nga reshjet dhe niveli i ujit në shpellë u bë i pakalueshëm. Operacioni ka rezultuar me sukses pasi u shpëtuan të gjithë fëmijët. I fundit që pritet të dalë nga shpella është trajneri i grupit të futbollit. Qindra vullnetarë kanë punuar gjatë gjithë kohës, shumë nga të gjithë Tajlandë, duke gatuar dhe shërbyer falas ushqim për punëtorët e shpëtimit ndërsa media të ndryshme janë të stacionuara në qendrën e komandës pranë kompleksit të shpellës Tham Luang.

Sicred