KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tajlandë, të ngecurit në shpellë, në garë kundër motit

Tajlandë, të ngecurit në shpellë, në garë kundër motit

Nuk kanë më uri dhe frikë, nuk kanë më as ftohtë, por sidoqoftë 12 futbollistët e vegjël dhe trajneri i tyre janë ende në thellësinë e shpellës, ku i gjetën forcat e shpëtimit në Tajlandë. Videot e reja të publikuara nga autoritetet i shfaqin ata duke buzëqeshur, e ashtu siç duken janë vërtet në shëndet të mirë, por nxjerra e tyre nga shpella do te jete nje çështje më vete. Një problem kaq serioz, saqë ushtria tajlandeze sugjeroi se zgjidhja më e mirë është që ata të presin aty për disa muaj, derisa të tërhiqen ujërat e përmbytjes, e pastaj të dalin. U deshën zhytës profesionistë që të mbërrinin deri te djemtë e t’i gjenin, ndërsa ekspertët thonë se është e pamundur që atyre t’u mësohet të bëjnë të njëjtën gjë, sidomos në kushtet e shpellës. Kjo e fundit, në disa vende është kaq e ngushtë saqë është e detyrueshme zhytja e lirë pa bombola oksigjeni, e pamendueshme për futbollistët e vegjël. Autoritetet janë të shqetësuara se, stina e reshjeve sapo ka nisur dhe niveli i ujërave brenda tokës do të vazhdojë të rritet, prandaj djemtë duhen nxjerrë që aty sa më shpejt të jetë e mundur.

Sicred