KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tajlandë, 12 futbollistë bllokohen në shpellën e përmbytur

Tajlandë, 12 futbollistë bllokohen në shpellën e përmbytur

Zyrtarët në Tajlandë kanë deklaruar se po bëhën të gjithë përpjekjet për të shpëtuar një grup të rinjsh që janë bllokuar në një shpellë për shak të shirave të shumtë. Ata janë 12 djem të moshës 12 deri në 16 vjeç të një grupi futbolli dhe janë bllokuar në shpellë të përmbytur së bashku me trajnerin e tyre. Grupet e shpëtimit kanë punuar për të hapur një rrugë kalimi dhe për të nxjerrë të rinjtë nga shpella e përmbytur. Ndikim pozitiv ka dhënë edhe përmirësimi i motit, i cili i bën përpjektjet e grupeve të shpëtimit më shpresëdhënese për të nxjerrë djemtë nga shpella. Autoritet kanë ngritur një bazë pranë shpellës ku gjenden të rinjtë. Baza gjithashtu do të ndihmojë shpëtuesit që t’i nxjerrin djemtë nëse dhe kur të gjenden, dhe t’u sigurojnë atyre ushqim të menjëhershëm dhe ndihmë mjekësore.

Sicred