KRYEFAQJA » LAJME » Tajani takohet me Ruçin: Mbështes hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë

Tajani takohet me Ruçin: Mbështes hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë

Presidentii Parlamentit Evropian Antonio Tajani ka deklaruar se mbështet hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Deklaratën e tij zoti Tajani e bëri në takimin me kreun e parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi i cili me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, po merr pjesë në konferencën e Kryetarëve të vendeve të Bashkimit Evropian që po mbahet në Talin. Duke përgëzuar kreun e parlamentit shqiptar për rekomandimin pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian për fillimin e çeljes së negociatave për anëtarësim, zoti Tajani u shpreh se: “Do të shqyrtojmë në javët në vijim rekomandimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian”. President i Parlamentit Evropian tha se ka një pozicionim të qartë se: “Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishme përpara dhe për këtë unë e mbështes hapjen e negociatave për anëtarësim”.
Zoti Ruçi nga ana e tij e falënderoi Presidentin e Parlamentit Evropian për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit si vend me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Ai premtoi se Kuvendi i Shqipërisë do të vijoi punën për miratimin e reformave të cilat përshpejtojnë hapat për anëtarësimin në BE.
Gjatë qëndrimit në Talin zoti Ruçi dhe zoti Balla janë takuar edhe me Kryetarët e Parlamenteve të Çekisë dhe të Austrisë.

Sicred