KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tailandë, 12 futbollistët dhe trajnerin e tyre bllokohen në një shpellë
Tailandë, sot misioni i tretë për nxjerrjen fëmijëve nga shpella

Tailandë, 12 futbollistët dhe trajnerin e tyre bllokohen në një shpellë

Rritja e niveleve të ujit ka ndërprerë përpjekjet për të gjetur 12 futbollistët dhe trajnerin e tyre të futbollit të bllokuar në një shpellë në Tajlandën veriore. Kërkimi u ndërpre pasi zhytësit e kishin të pamundur për të hyrë në shpellë. Djemtë e moshës 11 deri 16 vjeç dhe trajneri i tyre 25 vjeçar hynë në shpellë të shtunën dhe që nga ai moment asnjë nuk ka pasur kontakt me ta. Operacioni i shpëtimit tani po përqëndrohet në gjetjen e një rruge tjetër për të hyrë në shpellë. Autoritet tajlandeze raportuan se kanë planifikuar të shpojne një tunel në mal për të krijuar një pikë hyrjeje alternative. Megjithatë, nuk dihet ende se ku kanë mbetur të bllokuar djemtë dhe trajneri i tyre dhe as nëse janë ende gjallë. Në mesazhet që i kishin ndërguar famijarëve të tyre para se të futeshin në shpellë, ata i thënë se kishin me vetëm pishtarë dhe ushqime. Ekspertët e shpellave thonë se për sa kohë që ata janë në një “dhomë” mbi nivelet e përmbytjeve, kanë një shans për të mbijetuar. Rreziqet më të mëdha për fëmijët janë hipotermia ose mungesa e oksigjenit. Tham Luang është shpella e katërt më e gjatë e Tajlandës dhe gjatë sezonit të shiut është e prirur për tu përmbytur.

Sicred