KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri: “Votuesit e 18 qershorit do të njoftohen derë më derë”
Tahiri: "Votuesit e 18 qershorit do të njoftohen derë më derë"

Tahiri: “Votuesit e 18 qershorit do të njoftohen derë më derë”

Bashkitë do të urdhërohen të punësojnë me kohë të pjesshme qyetarë që do të informojnë çdo votues derë më derë për vendndodhjen e qendrës së votimit. Lajmi u bë publik nga Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, gjatë një takimi me kryebashkiakët. “Do kemi lista zgjedhore të sakta. Do lidhet zgjedhësi me vendin ku voton. Zgjedhësit do të njoftohen për qendrën e votimit, derë me derë” tha ministri Tahiri.
Trokitja në çdo derë për tu treguar votuesve qendrën e votimit do të bëhet tre muaj para se vendi të shkojë në zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Ai po shihet si një masë që synon të rrisë pjesëmarrjen në votime. “Kemi dy Shqipëri paralele, një që qytetari diku banon dhe diku është rregjistruar” tha zoti Tahiri. Ai kujtoi se “Është në fuqi afati për ndryshimin falas të Gjendjes Civile. Pas afatit të caktuar, do ketë penalizime”, u shpreh Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Sicred