KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri: “Vetting-u është një hap që nuk ka kthim pas”

Tahiri: “Vetting-u është një hap që nuk ka kthim pas”

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Aluznit pretendojnë se po pengohen nga gjyqtarë të korruptuar për vijimin e punës së tyre në prishjen e objekteve pa leje. Të shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në aksionin e prishjes së shtatë objekteve pa lejë në zonën e Universitetin Bujqësor të Kamzës, ata akuzuan gjyqtarët se po marrin në mbrojtje këto ndërtime. “Ai që do ti japë zgjidhje këtij shqetësimi, u shpreh ministri Tahiri, është ligji i Reformës në Drejtësi”. “Nga ana tjetër ne jemi të vendosur të vazhdojmë më me shumë forcë sesa deri dje të gjithë proçedurën e reformimit të sistemit të drejtësisë. Vetting-u është një hap që nuk ka kthim pas, pavarësisht rezistencës së të gjithë atyre që në ‘Frontin e të Keqes’ nuk duan që në këtë vend të ketë drejtësi për qytetarët, për fëmijët tanë dhe një Shqipëri më të drejtë e më të denjë” tha zoti Tahiri.

Prishja e objekteve në territorin e UBT u shoqërua me kundërshtimin e pronarëve të cilët pretenduan se janë hequr nga proçesi i legalizimit. Ndërsa në anën tjetër kreu i ALUIZN-it Artan Lame tha se banorët janë lajmëruar për parregullsitë. Përsa u përket strehimit të banorëve pas prishjes së objekteve, zëvendës kryebashkiaku i Tiranës Arbër Mazniku premtoi trajtimin e tyre në programet e banesave sociale.