KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri thirret në Gjykaten e Krimeve të Rënda

Tahiri thirret në Gjykaten e Krimeve të Rënda

Ish ministri i brendshëm Sajmir Tahiri është thirrur sot tek Gjykata e Krimeve të Rënda. Prej afro 30 minutash, ka filluar kjo seancë, ku Tahiri përballë gjyqtares Baku, do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habilajve dhe të dhënat e tjera të siguruara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Tahiri do të pyetet për njohjet me Orest Sotën dhe lëvizjet me automjetin Audi, nëse i ka njohur Habilajt kur i ka takuar, apo akuzat se Tahiri ka përfituar dhurata nga Habilajt. Kjo seance vjen pas bllokimit të mjeteve të identifikimit të Sajmir Tahirit, pasi ligji parashikon thirrjen brenda 5-ditëve nga zbardhja e vendimit që i ndaloi daljen jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës.

Sicred